Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, raportoi para Komisionit të Kuvendit për Mbikëqyrjen e këtij Agjencioni. Pas takimit të zhvilluar, kryetari i Komisionit të Kuvendit për Mbikëqyrjen e Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë, Haxhi Shala, tha se situata e sigurisë në vend, është e qëndrueshme. Ai theksoi më tutje se institucionet e sigurisë, janë në nivel të detyrës. AKI-ja është në shërbim të kryerjes së detyrës që ka, pasi Serbia nuk do të ndalet me skenarë të tillë provokues. Lidhur me paralajmërimet për rrëzimin e murit dhe informatat që ata kanë për provokime të mundshme, ai tha se mund të ketë provokime, por jo të përmasave që mund të ndodhin me strukturat paralele atje.
Kontrolloni gjithashtu
‘Epoka e Re’ me dezinformata kundër Radios-Kosova e Lirë, fyen gjakun e derdhur të dëshmorëve të rënë në mbrojtje të Radios dhe Agjencisë
‘Epoka e Re, sërish, si në çdo përvjetor, boton shkrime deformuese, mohuese dhe denigruese për …