Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, po qëndron për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë. Me ftesë nga znj. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë. Ministrat Shala dhe Gjermeni kanë biseduar me delegacionin nga Qeveria e Kosovës për realizimin e projekteve të interesit të përbashkët, shkëmbimit të informatave e përvojave në fushën e zhvillimit urban, planifikimit hapësinor, banimit dhe ndërtimit. Kjo vizitë, është e një rëndësie të veçantë për forcimin e bashkëpunimit në mes dy ministrive homologe dhe në fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore në kuadër të angazhimeve të përbashkëta.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …