leoni

Pavarësisht vrasjeve, në Amerikë. D. Trump thotë se “kurrë nuk do të shkelë të drejtën e njerëzve për të mbajtur armë”

Trump: Do të kemi sfida, do të kemi vështirësi, por ne do ta kryejmë punën

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pas inaugurimit në postin e të parit të Shtetit  ka mbajtur një fjalim gjatë të cilit ka thënë se pushteti tani i takon popullit. Trump ka paraqitur  vetëm kritika për qeverisjen e kaluar, duke thënë se amerikanët janë varfëruar, por këtë ai e ka quajtur si kohë e kaluar dhe se e ardhmja do të shërbejë për ndërtimin e Amerikës. “Ne qytetarët e Amerikës, tani jemi bërë pjesë e një përpjekje të përbashkët për ta ndërtuar shtetin tonë dhe për t’i dhënë shpresë popullit tonë. Ne do të kemi sfida, ne do të kemi vështirësi, por ne do ta kryejmë punën”, ka thënë Trump.

“Çdo katër vjet ne mblidhemi këtu ne mblidhemi këtu për ta bërë tranzicionin. Falënderoj familjen Obama, ata kanë qenë të mrekullueshëm. Ceremonia e sotme ka një domethënie të veçantë sepse jo vetëm që po e bartim pushtetin nga njëra parti te tjetra, por po ua bartim juve, popullit”, ka shtuar ai. Për një kohë të gjatë një grup i vogël kanë udhëhequr me Amerikën, por njerëzit gjithmonë kanë bartur pasojat. Vendet e punës u mbyllën, politikanët e mbrojtën veten. Nuk ka pasur shumë për të festuar në shtetin tonë. Kjo do të ndryshojë që tani sepse ky moment është i juaji, ju përket juve”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …