Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka ripërsëritur për mediet se nuk priten ndryshime të mëdha në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, pas marrjes së detyrës së kryetarit, nga Donald Trump. Unë nuk kam dëgjuar asgjë nga administrata e re që do të ketë ndryshime të mëdha në politikën ndaj rajonit, që do të thotë se ne ende mbesim për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe në pajtimin mes vendeve. Do të fokusohemi në stabilitet, pajtimin rajonal, do të inkurajojmë vendet e rajonit të vazhdojnë modernizimin dhe reformimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, a deklaruar Scott.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …