Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në një burg të Francës, sipas një urdhër arresti të Serbisë, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e sotme, që u mbajt për të në Prishtinë. Në një postim të tij me këtë rast ai ka shkruar se në rrethana të jashtëzakonshme ka përcjell protestën nga Franca. Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh! Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …