Mikut të madh të Reçakut dhe të gjithë shqiptarëve, ambasadorit amerikan, William Walker, do t’i ndahet mirënjohje për kontributin që ka dhënë edhe në shëndetin e popullatës së Kosovës. Ndarja e mirënjohjes do të bëhet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke filluar nga ora 9:00. Voker është i njohur për reagimin e shpejtë dhe të vendosur, në krye të misionit të OSBE-së, lidhur me masakrën serbe të 15 janarit të vitit 1999, të kryer në Reçak të Shtimes, ku policët serbë kishin vrarë e masakruar 45 civilë shqiptarë. Vërtetimi i tij se në Reçak ishte kryer një krim kundër njerëzimit dhe qëndrimi i tij burrëror në mbrojtje të së vërtetës, bëri që të lëviz nga vendi diplomacia e rëndë botërore, e cila u irritua nga veprimet sadiste e barbare të forcave serbe kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …