Anëtari i kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e takimit të kryeministrit Isa Mustafa me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq. Ai thotë se përderisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjendet në Francë, takimi i Mustafës me Vuçiqin është injorim total i zërit të qytetarëve dhe protestave që u organizuan ditëve të fundit për lirimit të Haradinajt si dhe ndaljes së bisedimeve me Serbinë. Një takim i tillë është injorim total i të gjitha protestave të shqiptarëve anekënd botës dhe përgënjeshtrim i të gjitha deklaratave të deritanishme të zyrtarëve qeveritarë lidhur me fletë-arrestet, ka shkruar Avni Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …