U mbajt Konferenca Shkencore: 72 vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit

U mbajt Konferenca Shkencore: 72 vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit

Më datën 21 janar, 2017 në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës  u mbajt Konferenca Shkencore “72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.” Konferenca u organizua nga organizata “Kosova për Sanxhakut” nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri. Në konferencë morën pjesë referues nga viset e ndryshme të Kosovës dhe nga Sanxhaku, njëherit në sallë ku zhvilloheshin punimet e Konferencës ishin prezent familjarët e Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit, si dhe familjarët e pjesëmarrësve të Luftës për Mbrojtjen e Pazarit, si ata të Shaban Palluzhës, Sak Fazlisë, Mulla Zekë Bërdynës etj.

Në konferencë me kumtesat e tyre u paraqiten historianë, politikologë, publicistë të ndryshëm nga Kosova dhe Sanxhaku, të cilët me kumtesat e tyre  ngjallën emocione te të pranishmit. Ndërsa pjesëmarrësit vlerësuan lart punimet e Konferencës, dhe u shtrua nevoja e organizimit edhe në të ardhmën aktivitet të ndryshme si tryeza, akademi solemne, me qëllim të përafrimt, ngjalljen e kujesave historike për të kaluarën e krahinës së Sanxhakut, pothujase të harruar.

Për përsonaliten e Aqif Blytës dhe Ahmeta Dacit, referuesit me kumtesa e tyre, shpalosen të dhëna historike deri më tani të pa  thëna.

Prof. Dr. Hakif Bajrami, kumtesen e tij ia kushtoi aktivitetit  politik të Aqif Blytës, me theks të veçant aktiviteti i tij në mes të Dy Luftrave Botrore. Alban Dobruna nga instituti i Historisë, foli për  “Xhemmijetin” dhe kontributi i  Aqif  Blytës në këtë organizatë atëherë të vetmë politike.. Profesori nga Sanxhaku Admir Muratoviq, vemendje të veçant i kushtoi krimeve në Haxhet të Pazarit me theks të veçant ekzekutimi i Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit.

Fazli Muriqi kumtesen e tij ia kushtoi organizimit të shkollave në Pazarin e Ri dhe në Sanxhak gjatë Luftës së Dytë Botrore dhe kontributi i këtyre kolosëve në shkollimin e  popullatës  në gjuhën shqipe.

Dr. Bedri Muhadri, foli per kontributin e hasjanëve në Mbrojtjen e Pzarit të Ri. Ndërsa, Zahir Katsrati foli për rolin e komandatit Shaban Palluzha në mbrotjen e kësaj treve nga  rreziku i  zhdukjes së popullatës nga  forcat çetnike.

Besim Morina u paraqit me kumtesën  “Roli i prijesve te Drenicës ne mbrojtje te popullsisë autoktone të Sanxhakut”. Ndërsa Fazli Muriqi, foli me temën: Sak Fazlia, Bajraktari i Rugovës dheAqif Blyta. Ku shtroi të dhëna intersante, bashkëpunimin e tyre për qështjen kombëtare.

Ali Daci, komtesen e vet ia kushtoi përsonalitetit të Ahmet Dacit, kontributin e tij në Sanxhak.

Ismet Azizi, udhëheqës i organizatës “Kosova për Sanxhaku” kumtesen e vet ia kushtoi itelektualit,  ushtarakut , me theks te veçant diplomatit Aqf Blyta. Ai foli për rolin diplomatik të Aqif Blytës ne Mbrojtjen e e të drjetave të popullatës së Sanxhakut dhe Kosovës në rrafshin politik përballë  Serbisë, pengimin e shpërnguljes si dhe sezibilizimin e kësaj qështje në rrafshin diplomatik, duke  njiftuar opinion evropian dhe kërkeasa veta të vazhdushme nga Turqia në pengimin e shpërnguljes .

Në konferencë kanë marrë pjesë edhe dr. Mujë Rugova, Rexhep Abazi, Adem Shkreli, Muharrem Gashi, Kenan Kutagiq, Sabri  Tahiri me diskutimet  e tyre, përgësuan organizatën “Kosova për Sanxhakun”, shtruan çështjen e bashkëpunimit më të madh në mes Kosovës  dhe Sanxhakut në të gjitha lamitë, duke  pasur në konsideratë të kaluarën e përbashkët dhe etnisë së përbashkët, me theks të veçant shtrirjes së dorës së bashkëpunimit për një të ardhme të mirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …