Kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë dhe Istog Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla dhe Bekë Berisha, me delegacion, kanë vizituar sot familjen Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, ku u pritën nga zoti i shtëpisë Ilmi Haradinaj. Ata i uruan plakut të shtëpisë, lirim sa më të shpejtë të Komandantit Ramush Haradinaj, që padrejtësisht po mbahet i ndaluar në Francë. Familja Haradinaj, dha dëshmorë Luanin dhe Shkëlzenin, ndërsa pas luftës u vra vëllau tjetër i tyre Enveri, ndërsa u persekutuan nga UNMIK dhe drejtësia ndërkombëtare vëllezërit Ramush e Daut Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …