Më 23 janar të vitit 1916, sipas një skenari të përgatitur nga ambasada franceze, ajo e Austohungarisë dhe Kral Nikolla i Malit të Zi, në Urën e Ribnicës, karshi Kishës Katolike në Podgoricë, Isa Boletini me trimat e tij bie në pritë të qindra forcave të armatosura malazeze. Pas një luftimi për jetë a vdekje bie Isai, “Robin Hudi” i shqiptarëve, sikur shkruante asokohe shtypi në Angli. Ai ishte vrarë tradhtisht dhe në përgatitjen e vrasjes së tij kishin marrë pjesë dy fuqitë e mëdha botërore, Franca dhe Austrohungaria. Atë ditë ishin vrarë në pritë edhe bijtë e Isait, Halili e Zahidi, dy nipat e tij dhe tre bashkëluftëtarë. Isa Boletini ka qenë njëri ndër luftëtarët më të mëdhnj në historinë më të re të Shqipërisë. Jo rastësisht ishte krahasuar me Robin Hudin anglez, apo me Xhuzepe Garibalin italian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …