Arianit Koci

Avokati i Haradinajt hedh poshtë mundësitë e ekstradimit të tij në Gjykatën Speciale

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorit serb, Milan Petroviq lidhur me ekstradimin Ramush Haradinaj në Gjykatën Speciale. Ai theksoi se arrestimi i Haradinajt nuk është kryer në kuadër të mandatit të Dhomave Speciale të Kosovës. Gjykata Speciale ende nuk ka gjyqtar të zgjedhur dhe seanca plenare nuk mund të mbahet pa u zgjedhur gjyqtarët. Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet në Kosovë, tha Koci, duke shtuar se problemi është i natyrës teknike dhe se Serbia po e zvarritë procesin duke mos e dërguar kërkesën dhe dokumentet përcjellëse.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …