Duke folur për takimin e paralajmëruar të krerëve të Kosovës e Serbisë, në Bruksel, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është kundër dialogut pa kushte, pas sulmeve të njëpasnjëshme të shtetit serb ndaj Kosovës. Përmes një postimi, ai ka deklaruar se përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave. Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi, ka nënvizuar Haradinaj.
