Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si çdo të hëne, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku temë kryesore e kësaj mbledhje ishte fillimi i procedurave për realizimin e projekteve kapitale, ku u tha se projektet e mëdha, siç janë shkollat, duhet të fillojnë menjëherë.
Ndërtimi i objekteve shkollore, merr kohë më të gjatë të realizimit, prandaj edhe u tha se procedurat për realizimin e tyre, duhet të fillojnë më shpejt se procedurat për projektet tjera. Për këtë, edhe kryetari Begaj, ka kërkuar që të mos shënohet asnjë vonesë në realizimin e këtyre projekteve.
Në këtë mbledhje, u raportua për planifikimet e drejtorive, për aktivitetet javore dhe për aktivitetet gjatë vitit 2017. Po ashtu në këtë mbledhje, u bë e ditur se ministria e bujqësisë, e ka njoftuar drejtorinë e bujqësisë për fillimin e procedurave për aplikim për subvencione të qumështit.