Komuna e Skenderajt përkujton 19-vjetorin e sulmit të forcave serbe në familjen Jashari

Një delegacion i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga nënkryetari Fadil Nura të dielën kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, në përkujtim të 19-vjetorit të sulmit të forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe në familjen Jashari.

Pjesë e delegacioni ishin edhe Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe anëtarë të tjerë të Kuvendit komunal të Skenderajt.

Më 22 janar të vitit 1998 forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe sulmuan familjen Jashari, ku hasën në rezistencë të armatosur.

Ky sulm i parapriu Epopesë së lavdishme të UÇK-së të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 dhe rënies heroike të Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …