Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj, pas mbledhjes së këtij komisioni, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka thënë se kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe ka pasur një dakordim që sa më shpejt të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës. Në këtë kontekst Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk mund të mbetet peng i Listës Serbe. “Diskutuam situatën e sigurisë në Kosovë, lëvizjet e fundit në vend dhe regjion. Është një dakordancë që sa më shpejt të formohen forcat e mbrojtës. Kapacitete buxhetore dhe njerëzore i kemi dhe duhet të formohen forcat e mbrojtjes”, ka theksuar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …