Tri partitë opozitare në një konferencë për media kanë njoftuar për iniciativën e mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë. Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se dy krerët e shtetit kanë shkuar për të marrë pjesë në dialog pa pyetur Kuvendin e Kosovës. “Qysh është e mundur që krerët e shteti shkojnë krye në vete të bëjmë kompromise për Kosovën pa na pyetur neve, Kuvendin pra opozitën. Madje në për këtë takim dëgjuam nga mediat”, ka thënë Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …