leoni

Hashim Thaçi

Thaçi: Nuk do të lejojmë që të vihet në pikëpyetje integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosovën në marrëdhëniet me Serbinë e presin ditë të rënda dhe se kërkon mobilizim politik e qytetar për t’iu kundërvënë aktiviteteve të tilla të Serbisë. Ai ka thënë se këtyre trysnive e provokimeve Kosova do t’u përgjigjet me forcën e ligjit dhe me përdorimin e të gjitha mundësive kushtetuese e ligjore. Të gjithë duhet të mobilizohemi, si në kuptim politik ashtu edhe në atë qytetar, për t’iu kundërvënë trysnisë që Serbia po e ushtron mbi Kosovën, sepse plani i tyre është ndarja e Kosovës dhe që pjesa veriore e vendit t’i bashkohet Serbisë. Ne këtë kurrë nuk do ta lejojmë”, ka thënë Thaçi për agjencinë serbe të lajmeve, “Beta”. Këtë do t’ua themi qartazi edhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe ne nuk do të lejojmë që të vihet në pikëpyetje integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës, ka thënë Thaçi në Bruksel në prag të takimit të delegacioneve të Kosovës e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …