Aktorja shqiptare, Valbona Imami duk bërë një krahasim mes kohës në Shqipërinë socialiste dhe Shqipërisë sot thotë se atëherë kishte më shumë dinjitet. Përjashto krimet dhe luftën e klasave të paarsyeshme, përjashto dhe paaftësinë përballë sfidës për të harmonizuar raport mes pronës private dhe asaj shtetërore, Shqipëria e varfër ish-socialiste qëndronte me shumë dinjitet në raportet morale sociale dhe familjare me gjithë vendet për të qenë në botën e sotme moderne dhe të traditës. Mbrojtëse dhe krijuese! Unë e kam thënë e kam dëshirë ta përsëris se barazia gjinore në çdo vend tjetër përveç vendeve të ish-kampit socialist a të kampit ish-socialist është MIT. E them jo pa krenari këtë, të mos them në ca elementë thjesht me nostalgji. Pra: të mos na hutojë e të na vërë përfund pahirshëm metamorfoza e asnjë lloji. Përkundrazi! (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …