Do të mbahet seanca gjyqësore kundër aktivistëve të Vetëvendosjes të dyshuarve për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës, që ka ndodhur më 4 gusht 2016. Avokati mbrojtës i njërit të dyshuar, Tomë Gashi ka thënë se secili prej aktivistëve të Vetëvendosjes do të deklarohet i pafajshëm, sepse nuk ka asnjë provë që do të mund ta vërtetojë fajësinë e tyre. Të akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës janë katër aktivistë të Vetëvendosjes: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi. Në mesin e të akuzuarave ishte edhe Astrit Dehari, i cili ka humbur jetën më 4 nëntor 2016, në burgun e Prizrenit, gjatë kohës që mbahej në paraburgim. Në seancë do të lexohet akuza dhe secili prej aktivistëve të Vetëvendosjes do të deklarohet i pafajshëm, sepse nuk ka asnjë provë që do të mund ta vërtetojë fajësinë e tyre dhe sipas dispozitave ligjore ne do të kundërshtojmë aktakuzën, ka thënë për KosovaPress, Tomë Gashi, avokati mbrojtës i të akuzuarit Frashër Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …