Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Isa Mustafa: Në Bruksel jemi marrë vesh që të ulen tensionet e krijuara në rajon (!)

Pavarësisht se nuk është arritur asnjë marrëveshje, përveç vazhdimit të dialogut, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se në takimin me palën serbe në Bruksel janë marrë vesh që të ulen tensionet e krijuara së fundmi në rajon, pas provokimeve nga serbët përmes trenit, arrestimit të Ramush Haradinajt dhe murit të ngritur në Mitrovicë.  “Takimi u përqendrua në ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me tensionimin, me provokimin nga Serbia në mënyrë të pandërprerë në Kosovë. Kërkuam respektim të territorit të Kosovës dhe të mos kemi provokime nga strukturat paralele të Serbisë. Kërkuam të zgjidhim çështjet përmes dialogut për të siguruar stabilitet dhe paqe që nuk sigurohet vetëm për Kosovë e Serbi, por edhe për më gjerë në rajon”, ka thënë Mustafa, i cili ka kërkuar mbështetjen e opozitës në pjesën e mbetur të dialogut, për të cilin thotë se do të jetë i përshpejtuar me qëllim që të mos zgjatet pafundësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …