leoni

Sot mbahen mbledhjet e pesë komisioneve parlamentare

Sot mbahen mbledhjet e pesë komisioneve parlamentare

Sot mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencës, në të cilën do të miratohet raporti vjetor e punës së Komisionit për vitin 2016 si dhe miratohet plani i punës së Komisionit për vitin 2017. Sipas njoftimit për media gjatë ditës së sotme mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilën do të miratohet plani dhe programi i punës së Komisionit për vitin 2017. Gjithashtu edhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të behët shqyrtimi i planit të punës së komisionit për vitin 2017. Komisioni për Buxhet Dhe Financa,  do të bëjë shqyrtimin në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën Janar-Mars 2017. Ndërsa Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media  në mbledhjen e sotme do të bëjë shqyrtimin në parim  të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës si dhe miratimi i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për RTK-në.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …