Ka filluar seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016. Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtës i të akuzuarit Atdhe Arifi, ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të rastit Abdurrahim Islami. Kërkesën e Ramiz Krasniqit e ka përkrahur edhe Emrush Kastrati, avokat i të akuzuarit Egzon Haliti. Lidhur me rastin akuzohen katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje: Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha. I akuzuar për këtë rast ka qenë edhe Astrit Dehari, i cili humbi jetën me 4 nëntor 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …