Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në një intervistë për të përditshmen austriake Tiroler Tageszeitung, pas provokimeve të fundit, i ka cilësuar si të tensionuara marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Ajo ka thënë se treni serb, i mbuluar me mbishkrime nacionaliste, i cili kishte për synim hyrjen në Veri të Mitrovicës është ndalur, ndërsa ka pohuar se një veprim i tillë nga Serbia nuk çon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ministrja Hoxha i ka deklaruar gazetës se duhen vendosur marrëdhëniet ndër-fqinjësore dhe dialogu i Brukselit i ndërmjetësuar nga BE, duhet të vazhdojë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …