Profesori universitar i ekonomisë dhe i demografisë, Rifat Blaku, ka deklaruar se Formimi i Komisionit shtetëror për matjen e territorit të Kosovës është qesharak, humbje kohe, humbje mjetesh si dhe mashtrim i opinionit. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se ky komision nuk do të mund të ndikojë në zgjidhjen e problemit të demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas Blakut, çështja e demarkacionit duhet t’i shtrohet metodologjisë profesionale, shkencore dhe teknologjike për t’u kryer në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë. Duhet të shuhet ky komision i turpshëm, në krye të të cilit është emëruar, Hivzi Islami, ka deklaruar Blaku.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …