Bashkimi Evropian në bashkëpunim me institucionet vendore, sot mbajti një konferencë, me temën: “Fuqizimi i integritetit dhe lufta kundër korrupsionit në arsimin e lartë” dhe “Krijimi i një kulture demokratike në shkolla dhe e diversitetit në shkolla” me qëllim të zhdukjes së dukurive negative në arsimin e lartë në Kosovë. Zyrtari I BE-së në Kosovë, Libor Chlad, tha se rezultatet e PISA-s kanë qenë treguesi më i mirë se duhet të punohet shumë që të zhduket dukuria e korrupsionit nga sistemi arsimor. Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi, tha se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është e përkushtuar që ta përmirësoj këtë gjendje dhe u shpreh se institucioni që ai e përfaqëson do të jep mbështetjen e plotë në këtë drejtim. Sipas MASHT-it luftimi i korrupsionit dhe parandalimi i tij në sistemin e arsimit të lartë mund të bëhet vetëm përmes rritjes së bashkëpunimit dhe rritjes së transparencës të proceseve dhe gjithashtu edhe rritjes së llogaridhënies në institucionet publike dhe institucionet tjera të arsimit të lartë”, u shpreh Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale
Emisari i kryetarit amerikan Donald Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …