AAK

AAK-ja ndihet e zhgënjyer me zvarritjen e procesit ndaj Ramush Haradinajt

Në një kumtesë për medie, AAK-ja shprehet e e zhgënjyer me zvarritjen e procesit ndaj Ramush Haradinajt. Kanë kaluar 20 ditë që nga ndalimi i tij dhe ende nuk ka një përgjigje definitive për lënien e tij të lirë. Jemi të dëshpëruar me komoditetin e autoriteteve franceze të gjyqësisë, të cilat po lejojnë që Serbia të luajë me parimin e jurisdiksionit universal dhe t’i zvarrisë sa më shumë të jetë e mundur procedurat kundër Haradinajt, e të cilat në fakt nuk janë asgjë tjetër përpos lojës politike me Haradinajn dhe me Kosovën. AAK-ja u bën thirrje  autoriteteve franceze të drejtësisë, që të lirohet sa më parë, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …