John Schindler, ekspert i sigurisë, ish-analist i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe ekspert në fushën e spiunimit e terrorizmit, në një shkrim për Observer, ka paralajmëruar se një luftë e re në Ballkan mund të fillojë. Ai ka përmendur si shkak situatën e brishtë në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. “Në dekadën e fundit të luftërave nëpër vende të ndryshme që prej sulmeve të 11 shtatorit, është e lehtë të harrojmë se sa spiunë, ushtarë dhe diplomatë perëndimorë, shpenzuan kohë në vitet ’90 për të shpëtuar Ballkanin nga vetvetja”, shkruan mes tjerash, Schindler.
