leoni

Administrata komunale e Deçanit në Grevë ,, Ramush Haradinaj është Kosova

Në të gjitha dyert e Administratës Komunale në Deçan janë vendose  foto më mbishkrimin ,,Ramush Haradinaj është Kosova ‘’ dhe e tërë administrata komunale në Deçan  për një orë para objektit të Komunës së Deçanit  kanë hyrë në Grevë në shenjë  pakënaqësie dhe duke ju bashkuar motos ,,Ramush Haradinaj është Kosova’’.

Më ketë raste i  pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, duke ju drejtuar punëtoreve të Administratës Komunalë në mesazhin  e tije drejtuar edhe instancave më të larta tha se :Jemi këtu bashkë gjithë Administrata Komunale e Deçanit në grevë një orësh në shenje pakënaqësi  ndaj ndalimit të Liderit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili pa drejtësisht  po mbahet në Francë, është absurd i kohës nga  Poternica e Serbisë të ndalët Lideri Haradinaj tash e sa ditë, por ne besojmë që shumë shpejte Haradinaj do të jetë në mesin tonë, kjo dalje  e jonë në ketë simbolikë të kësaj Greve është mesazhi më i mirë se Ramush Haradinaj duhet të lirohet pa as një kush dhe të kthehet në vendin e tije  sepse është diçka që na kthen tepër mbas. Në një farë mënyre sikur të kthejmë kohën kur më qindra e mira shqiptare janë dënuar nga po të njëjtat gjykata, serbia dhe aleat e sajë kanë dëshirë ta kthejnë atë kohë por jam i bindur se kjo kurrë nuk do të ndodhë  tha ndër të tjera kryetari Selmanaj.

Është e pa drejt dhe absurd i kohës ndalja e Liderit Haradinaj këtë e kanë thëne edhe zyrtar tjerë komunal të cilët kishin dalë në Grevë.

Pas një ore Grevë punëtoret e Administratës Komunale në Deçan ju kthyen shërbimeve në dikasteret e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …