NISMA

Nisma: Politika nënshtruese e Kosovës ndaj Serbisë ishte dhe është e gabuar, ajo duhet të ndërpritet

Në komunikatën e Nismës për Kosovë, gjatë një konference për gazetarë thuhet:  Ne, së pari dëshirojmë të sqarojmë se dialogu është një mjet dhe jo qëllim në vete. Është një mjet që duhej të shërbente për t’i zgjidhur kontestet mes palëve të përfshira në dialog. Dialogun i filluar në vitin 2011 nga qeveria Thaçi 2, pa ndonjë përgatitje serioze, nuk kishte shans të përfundonte ndryshe. Nga atëherë deri më sot, dialogu nuk u  përdor asnjëherë si mjet për forcimin e shtetit të Kosovës dhe nxjerrjen e Serbisë nga veriu i vendit, por u përdor nga Thaçi për forcimin e pushtetit të tij personal dhe kthimin e Serbisë në Kosovë, përmes Listës serbe.  Ky lloj dialogu solli një mori marrëveshjesh të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin e vendit. Marrëdhëniet me Serbinë jo vetëm që nuk u normalizuan, por u përkeqësuan. Në veçanti, marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe dëmtoi rëndë dhe ktheu mbrapa integrimin e pakicës serbe në Kosovë.

 Ky dialog jo vetëm që nuk solli normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por e trimëroi Serbinë aq shumë, saqë ajo për një kohë të shkurtër bëri tri provokime të rënda ndaj  Kosovës. Provokimi i parë i Serbisë ishte ndërtimi i Murit i cili e ndanë qytetin e Mitrovicës, ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë sipas një fletarresti të lëshuar  nga Beogradi, dhe agresioni i fundit nisja e trenit shovinist nga Beogradi për në Kosovë. Tash, kur të gjithë janë duke e parë se ky lloj i dialogut po zhvillohet sipas kushteve dhe interesave të Serbisë, i cili i ka dëmtuar interesat e vendit, bëhet ftesë për një dialog gjithëpërfshirës. Pra, këta njerëz në vend se të japin llogari për dëmet që i kanë sjellë vendit përmes këtij dialogu, ata pa fije turpi bëjnë ftesë që edhe opozita të bashkohet me veprimet e tyre të dëmshme për vendin.

Ne të NISMËS u themi këtyre njerëzve se:

-Politika nënshtruese ndaj Serbisë ishte dhe është e gabuar dhe duhet të ndërpritet sa më parë.

-Dialogu i deri tashëm  është bërë vetëm për interesat të shtetit të Serbisë dhe vazhdimi i tij nuk mund të prodhoj diçka tjetër.

-Prandaj vendi domosdoshmërish duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sa më parë aq më mirë!

-Pas zgjedhjeve të ndërtohen institucionet që do të jene rezultat i vullnetit të popullit dhe vetëm atëherë mund të flasim për konsensusin nacional, i cili do të hartojë strategjinë e bisedimeve.

Ne konfirmojmë edhe një herë se:

Përgjegjës për ketë formë te dialogut të zhvilluar gjatë këtyre viteve janë: Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Këta dy janë përgjegjësit kryesor për tërë këtë degradim që po i bëhet shtetit tonë të ri.

Te përfundojmë, këto bisedime si janë zhvilluar, nga kush janë zhvilluar në asnjë mënyrë nuk kanë pasur mundësi të sjellin rezultate të tjera veç këtyre që po i shohim. Janë të tilla edhe për faktin se nga fillimi në fund është biseduar për çështjet e brendshme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …