KFOR-i ka përgënjeshtruar lajmërimet e medieve serbe për prani të ushtarëve serb brenda territorit të Kosovës. Zyrtar të KFOR-it kanë thënë se fotografia e shpërndarë nga mediet serbe kur shihen ushtar të KFOR-it dhe të Serbisë kanë të bëjnë me patrullimet e përbashkëta në brezin kufitar Kosove-Serbi e jo brenda territorit të Kosovës. Fotoja e shpërndarë ku shihen ushtarët amerikan të KFOR-it dhe të ushtrisë serbe janë bërë në vijën e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryhen “aktivitetet monitoruese rreth kufirit”, është cituar të ketë deklaruar një zyrtar i KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …