Duke folur për situatën aktuale në Kosovë dhe komentuar njoftimet mbi mundësinë e konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruairi O’Connell ka thënë se nuk beson që tensionet Kosovë-Serbi do të sjellin konflikt. Është e vërtetë se ndërtimi i murit në Mitrovicë dhe treni kanë ngritur tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë por mua më vjen mirë që udhëheqësit e të dyja vendeve janë pajtuar që t`i zbusin tensionet dhe kjo është shumë më rëndësi. Ndërsa duke komentuar deklaratën e kryetarit të vendit, Hashim Thaçi se Rusia po i armatos serbët në veri të Kosovës dhe përgjigjur pyetjes se a është kjo përpjekje e Rusisë për shtrirjen e ndikimit në Ballkan, ai ka thënë se Rusia ka bërë disa përpjekje për ta shtrirë ndikimin e saj në mbarë botën dhe kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme për një fuqi. Pra, e kuptoj shqetësimin e qytetarëve por KFOR-i është këtu, edhe EULEX-i është këtu, dhe Bashkësia Ndërkombëtare në asnjë mënyrë nuk do të pranonte konflikte të reja në Kosovë. Gjithashtu nëse flasim për zgjerimin e ndikimit, unë do të thosha që Kosova sikurse Britania është pjesë e Evropës, ka theksuar ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruairi O’Connell.
