Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i është drejtuar me letër të hapur kryetarit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Isa Mustafa prej të cilëve ka kërkuar të tregojnë se a kanë qenë në niveli e detyrës për t’u angazhuar për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj të arrestuar nga policia franceze në bazë të flet arrestit të Serbisë. Heshtja juaj është shenjë se ju, ose jeni të paaftë të bëni atë çka është e nevojshme, siç veprojnë të gjithë udhëheqësit e shteteve demokratike, kur cenohet e drejta për të lëvizur për qytetarët e tyre, ose në një mënyrë jeni pajtuar, që ish-kryeministri, Ramush Haradinaj të vazhdojë të mbetet edhe me tutje në Francë, e të mos ketë mundësi të jetë në Kosovë, afër familjes, qytetarëve dhe shtetit të vet, për të cilin në çdo qastë angazhohet që të jetë i fortë, i zhvilluar dhe i pa nënshtruar. Problemet në Kosovë vazhdojnë të grumbullohen, nënkupton që situata po bëhet çdo ditë e me shpërthyese. E dikur do të bëhet vonë, s’do të keni ”uji për të shuar shpërthimin”, ka shkruar në mes tjerash, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …