Është mbajte mbledhja e I-rë e Asamblesë Komunale në Deçan

Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040  dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit, të premten është mbajt mbledhja e parë e Asamblesë Komunale në Deçan e udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj.

Për këtë seancë ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Zëvendësimi i delegates Syzana Mustafaj me delegaten e radhës, Fatime Tishukaj nga subjekti politik AAK dhe dhënia e betimit,

  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2017,

  4. Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2017,

  5. Marrja e Vendimit për formimin e komisionit për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës dhe Rregulloreve komunale,

  6. Formimi i komisionit për implementimin e Rregullores për Subvencione,

  7. Inicimi i procedurave për fillimin e revidimit të Planit Rregullues “Qendra” dhe hartimi i hartave zonale për zonën urbane,

  8. Të ndryshme.

Pas  miratimit të procesverbali nga mbledhja e Kaluar nga të gjithë Asamblistët është bërë zëvendësimi i delegates Syzana Mustafaj me delegaten e radhës, Fatime Tishukaj nga subjekti politik i AAK-së pasi që Syzana Mustafaj është emëruar Drejtoresh për Buxhet dhe Financa.

Është azhurnuar më pikat e rendit të ditës  ku është miratua Plani i punës së Kuvendit për vitin kalendarik 2017, dhe pika e radhës  e rendit të ditës  për marrjen e vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2017.

Marrja e Vendimit për formimin e komisionit për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës dhe Rregulloreve komunale, nga Asambleja komunale e Deçanit janë propozuar:

  1. Sanije Thaqi-AKK

  2. Hyri Dobrunaj-LDK

  3. Blerim Ahmataj-PDK

Ndërsa nga Ekzekutivi kanë mbete që të plotësohen edhe më dy përfaqësues.

Ndërsa  në piken e rendit të ditës është formuar Komisioni   për implementimin e Rregullores për Subvencione,

Në këtë përbërje :

  1. Imer Thaqi-AAK

  2. Fatmir Kurmehaj-LDK

  3. Xhevdet Hasanmetaj-PDK

Ndërsa nga ekzekutivi do të propozohen edhe dy anëtarë.

Seanca ka vazhduar më piken e radhës të rendit të ditës  lidhur më Inicimin e procedurave për fillimin e revidimit të Planit Rregullues “Qendra” dhe hartimi i hartave zonale për zonën urbane,

Për këtë pikë të rendit të ditës është dhënë sqarimi nga drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj. Edhe kjo pikë e rendit të ditës është votuar unanimisht nga asamblistët.

Në të ndryshme kishte edhe pyetje parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …