Në BE po zgjatë kriza, ndërsa në SHBA rirreshtimi gjeostrategjik. Por, SHBA investojnë në mbrojtje shumë më tepër se: Kina, Rusia, Gjermania, Anglia, Franca, Arabia Saudite, Irani, India e Brazili së bashku. E pra, i lumi ai popull që rreshtohet bie fjala, si Izraeli përkrah SHBA-ve. Por ne shqiptarët edhe pse e kemi BESËN, nuk e kemi diturinë hebreje. E të përpiqemi të jemi edhe miq edhe në aleancë, ia vlen shumë, sepse Serbia po mbushë 20 vjet që nuk e ka bërë ndonjë marri ndërkombëtare, ku Rusia e futë në kënetë e pastaj e shikon që dy shekuj nga bregu. Tani Brukseli me pyka diplomatike, në aleancë me Beogradin ,qysh në fillim të shekullit XXI e deri me 2017 provoi që kriminelët: Nikoliq, Vuçiq dhe Daçiq t`i avancojë në “paqe bërës”, duke e ndrydhur Kosovën në çdo aspekt. Ky fakt nuk është krijuar sot, pas ardhjes së Presidentit Donald Trump në pushtet, por ka qenë plagë që kullon qe 19 vite. Ndërsa, Brukseli po insiston që me mjegulla politikanët anarkistë të Kosovës t`i avancojë në “pëllumba të egër”, që kurdoherë që u kurdisen kurthe me arrestime, mure dhe trena “konvertibil”, këta turr e turr kah ata, sepse janë shndërruar në lëmoshëtarë inferior, në çdo kontakt kontrabandues të çështjes- çështjeve jetike për Kosovën sipas kultit të tyre intelektual dhe politik. Shkurt, në të tri taborët vërehet platforma amorale, për ta kthyer Kosovën në një pozicion të “mallit të demoduar”, ku blerësit vetëm kalojnë aty pari, pale mos po marrin ndonjë tender të majm, nga ngjyrosja e mureve e deri te blerja e Trepçës, Brezovicës, Telekomit, Feronikelit, dhe tërë tokës dhe nëntokës të Republikës së Kosovës. Tani (të tri taborët) janë në vlugun e tregtisë për një pjesë integrale të Krahinës së Rugovës. Duan se duan t`i falin kulmin e Klysyrës së Rugovës Malit të Zi, se pak ka marrë troje shqiptare, madje me moton “se tani i kemi miq”. Po ku ka ma mirë se të jemi miq. Kush po propagandon ndryshe, por jo “livadhin së bashku e otavën gjithmonë mua”. Po e shënojë këtu një deklaratë të Ahmet Zenelit , njeri shumë i autoritetshëm në Plavë e Gusi e besa edhe në Rugovë. E pyeten Bacë Ahmetin e urtë, në mars 1946 : “Ku është kufiri në mes Kosovës dhe Malit të Zi? Baca Ahmet Zeneli në vendin ”Livadhi i Kovaçit” sepse oda nuk i zinte të gjithë kuvendarët, iu përgjigj:” Kufini asht në Çakor dhe Kullë”. Filloi viti 2017, me një provim atentati mbi një politikanë që është dëshmuar se punon me tërë aftësinë për ta nxjerrë Republikën e Kosovës nga këneta politike. Ta themi këtu, se Ramush Haradinaj është i njohur për këmbëngulësi ta ndërtojë shtetësinë e Kosovës në baza intelektuale dhe ligjore me nivele evropiane, duke punuar gjithnjë në nivel ekipor profesional. E njoh si veprimtar , sa ishte Kryetar i Qeverisë së Kosovës, ka punuar 24 orë në ditë për ta bërë Republikën me zot shtëpie. U frikësuan prej tij, dhe ia mbyllën vrullin e punës duke e burgosë dhe e maltretuan mbi TRI vite nëpër seancat e Tribunalit Hagës. Doli faqe bardhë. Tani kur filloi viti 2017, Ramush Haradinaj u lajmërua si një reformator, por edhe si një frenues që nuk lejon që rruga e shtetit të Kosovës të nëpërkëmbet. Reagoi natyrshëm për demarkacionin që nuk është i drejtë, se Komisioni shtetëror ka punuar ilegalisht. Reagoi pra gjithnjë në bazë të argumenteve shkencore që i servohen, por kurrë pa i peshuar mirë nga shumë burime. Filloi gjatë vitit 2016 të flitet nëpër koluare diplomatike se : “ja këta shtetarët e Kosovës nuk e paskan ditur se ku i kanë kufijtë dhe sa kanë territor; se kufijtë e i caktuakan në bazë të listave kadastrale të arave dhe parcelave ‘pa biometri`, të forcës së kosinusit dhe diferncialit. Këtë fakt jo një, por disa diplomatë që janë dhe nuk janë këtu, na e kanë thënë në fytyrë. Dhe ,nuk na mbetej tjetër në takime të rastësishme, përpos të “sharrojmë” në histori dhe t`ua mbyllim gojën, sepse janë haxhipishmanë për atë që kanë bërë për një kauzë të drejtë, lidhur me Kosovën, kuptohet disa qendra funksionale, madje edhe në Francë. Nuk është e çuditshme fare. Më duhet ta them publikisht, se arrestimi i Ramush Haradinajt në Bazel të Zvicrës nga policia franceze nuk paska qenë asgjë tjetër vetëm të krijojë një VAKUM, dhe, pa të kuptohet se politikanët tanë të hamshorojnë kah të duan dhe si të duan, vetëm t`i ruajnë koalicionet dhe pozitat. Nuk u doli opinioni si mendonin, por kush të amortizojë vuajtjet familjare dhe observimet e shqiptarëve të izoluar të Kosovës. Të izoluar, por edhe njëherë u tregua se lirinë dhe drejtësinë, nuk ka forcë që e izolon dhe asgjëson. BE-ja shumë shpejtë gjeti skenar dhe e gjeti një tren “manastir”, ta dërgoi në Kosovë nga Beogradi, me skenar “made in Rusia et Serbia”, por me pak regji nga disa vende të BE-s, për t’i vënë shqiptarët sërish në sprovë të vitit. Në të njëjtën kohë, kur diskutohet për një mur në Mitrovicë, që është ndërtuar me hy në histori si Jerusalemi, Berlini, Belfasti, Bejruti,Nikozia,Mitrovica, e ku do të ndalen muret, askush nuk e di. Por një fakt dihet, se muri i Mitrovicës është ndërtuar me tender, ku ka fituar një firmë shqiptare, ku ka pasur gisht dhe dorë jo vetëm Rusia dhe Serbia, por edhe BE, me dije të Delegacionit (një pjesë e pushtetit të Kosovës), mendohet në Komunë të Mitrovicës dhe Qeveri të Kosovës: Muri nuk është ndërtuar natën o popull, por në pikë të ditës. Mos të hapim tema që nuk janë as në mendjen e atyre që duan të na varrosin përsëri Tani në shkallë profesionale, më duhet të prononcohem, se nuk ka pazare për territoret e Kosovës, pa u pranuar Kosova të paktën në OKB dhe BE. Vetëm kur të jemi të sigurt në forcat tona shtetërore, guxojmë të diskutojmë për “përmirësime”, por a do të lëshojë Serbia hekurudhën Nish –Preshevë-Shkup, me mendime sikur të ishim në ndonjë simpozium? Jo, por përmirësimet nuk janë çështje akademike, sepse nuk janë vizatuar në ato nivele, e shumë më pak edhe çështje silogjizmike,sepse për logjikë as që mund të mendohet. Duhet të jemi korrekt me vet vetën, e pastaj të mendojmë për “diçka që na tepron”.
Por mos hy kurrë në pazar, dhe mos u shit, sepse nëse shitesh, ma pazar nuk ka”, thotë një fjalë popullore pa diplomaci të nivelit të verdhë. Po si të ri vizatohet demarkacioni me matje infektive autoritare Shkurt e shqip, Isa Mustafa e ka zgjedhë Hivzi Islamin në krye të një Komisioni shtetëror, për matje të hapësirës së Kosovës, shkurt për ta kompromituar edhe më tej. Por me këtë Isa i akademisë komunisto –ldk-iste, i ka rënë shtetit të Kosovës me thikë, dyfish më tepër në kurriz, sepse ka treguar , e këtë injorancë ma askush nuk mundet ta mbuloi se: “Nuk i paskemi ditur kufijtë, se ne nuk e paskemi ditur sa territor kemi dhe ja tani një akademik po del publikisht në pazar e po e matë për dy ditë”. More , janë do harta, e do fakte, madje të botuar nëpër enciklopedi. Ja një fakt në Enciklopedinë e “Prosvetës” Beograd, 1969, tekstualisht thuhet se : “ Klisyra e Rugovës shtrihet nga Peja e deri në Çakorr”. E pra,Komisioni i matjes së hapësirës së Kosovës, është një fjalim mortor, për ta varrosë komisionin e parë, por që aeroplani i havarisur i këtij të Dytit, duhet të ndalet diku në një skaj të pistës , por jo aty ku duhet të zbresin udhëtarët e “çmendur nga frika”, sepse piloti është injorant, por që nuk do të ndëshkohet sepse është “akademik”, pas Komisionit Parë dhe të Dytë qëndron Isa me bonapartistët e tij. Tani, drejtuesi i komisionit matës dihet publikisht, se do të dalë i kompromituar edhe më tepër se sa që është, me nepotizmin e tij politik dhe krahinor. Tani fajet e tij do të janë shumë të egra për kombin se sa deri me tash. Dhe, këtu e ka pasë qëllimin Isa Mustafa plus HashimThaçi me diakërinë e tyre, që ta sharrojë këtë njeri narcisoid, në konjunkturë të fortë kompromitimi, pale nëse dështon e dështon sigurisht , Isen në qeveri ta zëvendësojë, aty në fronin e hajdutëve të dijes dhe shkencës në Akademi, që nuk i vjen era shkencë fare, të paktën që 35 vite.
Po, kjo Akademi është që e para i ka sha Demonstratat revolucionare dhe patriotike më 1981, madje ka thurë e shthurë intriga, për të tjerët; kjo Akademi është që ka deleguar përfaqësues të “denjë” në Gazimestan (dihen emrat dhe mbiemrat) më 28 VI 1989 te Milloshi. Ka edhe lajme tjera në Arkiva që kanë për t` u thënë. Dokumentet do të shkaktonin tani për tani termet politik në Kosovë, nëse botohen, se si janë rekrutuar anëtarët e Akademisë, sidomos pas vitit 1989 në stilin “ti mua , unë ty”, me ca përjashtime individësh. Dhe derisa të jetë Ramushi i izoluar në Francë, Qeveria e Kosovës nxitoi që ta themelojë një Komision shtetëror që ta plotësoi mozaikun e injorancës e ta matë hapësirën e Kosovës , sipas regjisë së Murat Mehës me fllamaster, nga një super komision tani që mban firmën e Akademisë, ku janë grumbulluar të gjithë averazhët e LKJ- LDK-ës. Akademia e turpit do të kompromitohet edhe një herë, dhe për këtë askush nuk do të paguaj haraq, përpos popullit të saj të izoluar me këta injorantë me nga një libër plagjiat. Po, a dinë këta politikanë se deri ku ka arritur sot shkenca në matje aksiometrike të hapësirave. A e dinë këta se matja nuk është asgjë, por nga satelitët inteligjentë sot, munden me të matë se je i gjatë, madje kur je duke ngrënë bukë, kudo nëse je me “interes politik dhe terrorist”, përmes satelitit e
tij. Si duket akademiku nuk i frikësohet kompromitimit të mëtejmë, sepse për troje të Kosovës nuk e ka hallin fare. Pse u ftua shumë shpejtë tryezë politike në Bruksel deri sa Ramush Haradinaj është në izolim në Francë, është pyetje indikative. Shumë po flitet se Serbia mund të intervenoi në Veri në stilin e Rusisë në Krime. Por kjo politikë agresive duhet të dihet se i vë në rrezik jo vetëm shqiptarët si komb, por edhe serbët kudo sepse lufta sot, nuk mund të zhvillohet e izoluar askund. Pas “acarimit” politik Kosovë-Serbi, për trenin manastir, tërmetet politike vlerësuan, thua se marrëdhëniet Kosovë- Serbi, nuk paskan qenë të acaruara. Ato janë të njohura në detale, por qëllimi ishte që Kosova e izoluar të barazohet me agresorin. Dhe çka ndodhi. U ftuan drejtuesit e të dy shteteve në nivelin ma të lartë. Në nivele të tilla gjithmonë “vizatohen” kornizat, se çka guxon të komunikohet dhe çka jo. E arsyeshme, nga këndi i diplomacisë dhe gjeostrategjisë politike. Por, këtu ndodhi diçka e “re”. Folën të dy palët , kuptohet para publikut të vet me krekosje. Dhe, paso zbulimi pse u thirr tubimi. Doli ultimatumi, se e kanë tepruar me komente takimin “te dy palët”. Doli Presidenti i Kosovës pastaj, dhe i zbuti disa konstatime. Doli si doli Nikoloqi i Serbisë, dhe në një mënyrë e zbuti ngjyrën e kërcënimit mbi varrin e vet kriminal, duke u istikamizuar në fakt se: “kam të drejtë të interesohem për serbet”, me të cilët manipulon si macja me miun e shkretë. E vërteta, serbët e Kosovës, kurrë nuk kanë rezonuar, ç` është e vërteta se si ka manipuluar krimineli Millosheviq me fatin e tyre. Po në Bruksel, nuk ishte këtu fokusi i BE dhe Frederika Mogerinit, por ishte pikërisht qëllimi te futja e Kosovës dhe Serbisë në një “kartolinë”, të përbashkët fajesh, dhe pastaj, shumë lehtë , “mallit të skaduar i gjendet ambalazhi”. Dhe për këtë prapavijë të diplomacisë së BE-së, këta politikanët tanë, sidomos nuk dinë asgjë. Por shtrohet pyetja kush po i mëson kaq mbrapshtë, tani dihet, se është krijuar një zinxhirë injorantësh nga zëdhënësit e deri te vetë protagonistët kryesor të pushtetit dhe sa më gjatë që të mbesin në fron, aq më i shtrejtë do të bëhet malli i tyure e skaduar në punë të pista politikaneske. Këtu te kjo tubë , është foleja e krimit monstruoz politik. Nuk hapet debati plotësues në politikë dhe diplomaci kurrë, pa i krye detyrat e djeshme. U krijua një atmosferë që Kosova dhe Serbia pas takimit në Bruksel, janë njëlloj fajtor, për deklarata jo konsistente diplomatike edhe pse çështjet janë diskutuar, por “nuk diskutohen” ,publikisht sepse pykat e Burkselit dhe Beogradit kanë përparësi ndaj anarkisë së Prishtinës. Për fund, vetëm kur Republika e Kosovës t i ketë informatorët e vet në zyrat e Nikoliqit dhe ambasadat e Daçiqit siç ngjet e kundërta, Brukseli shumë lehtë në çdo kohë do të ketë mundësi ta disiplinojë Kosovën dhe ta përkëdhelë Serbinë, jo pse është partnere e Rusisë, por pse është aleate e tezagave të vjetra të Prisit e disa qendrave tjera evropiane , sepse hyrja e trenit “manastir” në Kosovë nuk ka qenë vetëm provokim por diçka shumë më tepër, që hyn në arsenalin e spekulimeve gjeostrategjike të Kremlinit, gjithnjë deri sa BE dhe SHBA të janë në krizë të rreshtimeve politike dhe strukturore ekonomike,
për ta sunduar edhe më tej botën siç është Kosova. Dhe, Lufta e Tretë Botërore, nuk do të filloi për Veriun e Kosovës. Por, duhet dihet se lufta nuk do të i kursej edhe ata që i kurdisin krizat, sepse tani vetëm një njeri mund ta destabilizoi botën, me informata dhe terrorizëm, si po ngjan para syve tanë. Kujdes, punë ekipore në punët shtetërore. Prishtinë 25 janar 2017.