Mediet në Serbi bëjnë të ditur se delegacioni serb ia ka dalë që edhe kësaj radhe të pengojë përpjekjet e deputetëve të Kosovës që ta fitojnë vendin e tyre në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Kemi penguar përpjekjet e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës që të zënë vend të rëndësishëm në sallën plenare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, në të cilën, sipas rregullores, nuk kanë të drejtë, ka thënë shefja e delegacionit serb Aleksandra Gjuroviq. Ndëkohë u bë e ditur se Kosova iu ka hakmarrë menjëherë Serbisë për bllokimin e disa deputetëve të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Sot në Tiranë është bllokuar zgjedhja e një serbi si Sekretar i Përgjithshëm i organizatës më të re që ka selinë në Shqipëri. Ministri i Kulturës, Kujtim Shala i ka kërkuar përfaqësuesit të ministrisë ta bllokojë procesin e zgjedhjes të serbit, pas zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …