Deçani shënon 25- vjetorin e fillimit të mësimit Shtëpi-Shkolla

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, në bashkëpunim më Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri” dhe Lidhjen e Historianëve në Deçan të premten në sallën e Asamblesë Komunalë është organizua solemnitet në përvjetorin e 25-të të fillimit të mësimit Shtëpi-Shkolla më plan program të Republikës së Kosovës. Pikërisht 25 vjet më parë, më 27 janar 1992, mësimdhënësit dhe nxënësit e Gjimnazit “Vëllezërit Farshëri” në Deçan, filluan të mbanin mësimin e pavarur në gjuhën shqipe duke u organizuar në variantin shtëpi-shkollë. Ky organizim filloi të bëhej pasi pushteti serb arriti që të dëbojmë si mësimdhënësit  dhe nxënësit nga objekti i Gjimnazit.

Procesi edukativo-arsimor, i cili u organizua gjatë gjithë periudhës 1992-1998, nuk do të kishte vlerë pa përkrahjen e pa rezervë edhe të qindra kryefamiljarëve anë e kënd komunës së Deçanit, të cilët i lëshuan shtëpitë e tyre për t’i bërë shkolla.

Mbijetesa e shkollës shqipe sidomos në vitet e 90-ta kur regjimi i Millosheviqit i kishte mbyllur shkollat shqipe, i ka protagonistët pse jo edhe Heronjtë  e vet.

Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ka vendosur ti nderoi më mirënjohje profesorët dëshmorë të cilët punuan në gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri’’, po ashtu më këtë raste me mirënjohje  nderohen edhe Koordinatorët e shkollave shqipe në Komunën e Deçanit.

Me motivacionin: Për kontribut jetësorë në fushën e arsimit dhe edukimit në Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri” shtëpi shkolla 1992-1998 Mirënjohje i ndau kryetari Selmanaj, dhe  Drejtori i Gjimnazit z.Bekim Vishaj.

Më mirënjohje pas vdekjes nderohen:

  1. Prof. Njazi Ferizaj –Drejtor i Gjimnazit

  2. Prof. Maxhun Çekaj

  3. Prof . Tafil Kasumaj

  4. Prof . Dinë Çekaj

  5. Prof. Ibrahim Shabanaj

Me mirënjohje nderohen:

  1. Prof. Nezir Avdimetaj – Drejtorë

  2. Prof . Sadri Lokaj –Drejtor

  3. Sali Rrustemaj –Sekretar-Arkatar

 Koordinatoret

  1. Prof – Adem Mehmetaj-Isniq

  2. Prof- Demë Hasanramaj-Strellc

  3. Prof. Zenel Kasumaj–Regjioni i Vokshit

  4. Prof. Bajram Bajraktari-Deçan

  5. Prof. Bajram Dacaj-Irzniq

  6. Prof. Beqë Knushi -Junik

  7. Prof. Hasan Lokaj-Prejlep

Për atë kohë të vështir dhe mbijetesën e Arsimit Shqip kanë folur Bekim Vishaj drejtor i Gjimnazit ,,V.Frashëri’’,  Prof. Selim Lokaj, Prof. Nezir Avdimetaj, Drejtori i DKA-së z.Qazim Maloku dhe Prof. Bekim Mushkolaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …