Dëshmori i kombit Hamdi Berisha u lind më 8 mars të vitit 1977, në fshatin Ruhot të Pejës. Prindërit Ibish Berisha e Hatmane Krasniqi- Berisha, bijë e fshatit Poçestë e Pejës, i lindën e i rritën nëntë fëmijë, pesë djem dhe katër vajza: Dervishin, Jakupin, Hamdiun, Eminen, Razën, Fatimen, Arbnoren, Remzijen dhe Arlindën.
Familja e Hamdiut ishte fisnike dhe e shquar për bujari dhe atdhedashuri. Si e tillë, ajo ishte gjithnjë në shënjestër të okupatorit serb, për shkak se nuk iu kishte nënshtruar regjimit serb.
Hamdiu përveç që ishte shumë i zgjuar e inteligjent, i edukuar mirë, i shoqërueshëm dhe i dashur me të gjithë shokët, ishte edhe shumë i guximshëm për t’u ballafaquar me çdo rrezik që i dilte përpara. Ai ishte shumë kureshtar të mësonte historinë e popullit shqiptar dhe të familjes së vet, kishte etje për të dëgjuar rrëfimet e të moshuarve lidhur me qëndresën historike të të parëve, që kishin rënë në fushën e nderit duke luftuar kundër pushtuesve të ndryshëm.
I bëhej zemra mal kur dëgjonte për të parët trima të kësaj familjeje që iu kishin bashkuar Lëvizjes Kaçake të Azem Galicës në luftë kundër hordhive serbe, siç ishte atdhetari Osman Bajram Berisha. Shokë të dashur për Hamdiun ishin vetëm ata që e kishin në zemër çlirimin e trojeve etnike nga zgjedha e robërisë serbe.
Hamdiu shkollimin fillor e kreu në sh. f. “Rilindja” në Tërstenik të Pejës, e pas- taj regjistrohet në shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Ishte nxënës i shkëlqyeshëm. Në vitin shkollor 1996/97 regjistrohet në Fakultetin Filozofik të Uni- versitetit të Prishtinës, Drejtimi i Historisë. Me shumë vullnet dhe dashuri i filloi studimet dhe kishte arritur t’i jepte me rregull provimet. Por, ngjarjet e mëvonshme bënë që Hamdiu në vend të studimeve të merret me veprimtari ilegale, derisa doli në skenë edhe publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. U mobilizua në radhët e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”, me seli në fshatin Zhebel të Gjakovës, dhe më 13 qershor 1998 e dha betimin në radhët e UÇK-së së bashku me shumë shokë, vëllezër e motra të tij në Shqiponjë (ish-Jabllanicë) të Dushkajës.
Hamdiu mori pjesë në shumë aksione luftarake si në Loxhë, Dashinoc, Shqiponjë, Ratish, Zhebel, etj. Trimëria dhe guximi i tij kishin lënë përshtypje në ko- mandën e UÇK-së dhe disa herë e kishin udhëzuar të merrte rrugën e vështirë dhe plot rreziqe deri në shtetin amë – në Shqipëri dhe të furnizohet me armatim për ta sjellë në Kosovë, që radhët e UÇK-së të rriteshin gjithnjë e më shumë.
Me formimin e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, rajoni i përgjegjësisë të së cilës ishte trekëndshi Pejë-Istog-Klinë, Hamdiu u sistemua në këtë brigadë bashkë me ba- banë e tij, Ibishin, axhën Qerimin, vajzën e axhës, Luljetën, e kushërinj të tjerë. Hamdiu ndihej shumë i lumtur kur iu bashkua në luftë për liri pothuajse gjithë fare- fisi. Ai thoshte se vetëm të bashkuar i dilet zot atdheut.
Lufta s’kishte të ndalur ashtu sikurse edhe Hamdiu me shokë. Mori pjesë në ak- sione të shumta që u zhvilluan në Rrafshin e Dukagjinit dhe në mobilizimin e rad- hëve të UÇK-së, me theks të veçantë në Lugun e Drinit dhe të fshatrave të komunës së Istogut.
Pas një rrugëtimi të gjatë me plot sfida dhe rreziqe për në shtetin amë, në vitin 1998, kur kthehet në Shtabin e UÇK-së në Gllogjan, Hamdiut dhe disa shokëve të tij, komandanti i Shtabit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ua kishte dhënë nga pesë ditë pushim, ngaqë ishin shumë të lodhur nga rruga. Hamdiu kthe- het në shtëpi, për të pushuar dhe për t’ju shëruar supet në të cilat i ishin hapur plagë nga pesha e armatimit, por me të dëgjuar se disa bashkëvendës dhe shokë të tij do të niseshin për në Shqipëri për t’u furnizuar me armatim, ai thotë: “S’kemi kohë për pushim, do të pushojmë boll, pasi ta fitojmë lirinë, shokët nuk lihen vetëm”, dhe u ishte bashkuar shokëve.
Hamdiu ishte edhe në mesin e trimave të UÇK-së, të cilëve u prinin koman- dantët Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Agron Rama, etj. Më 27 janar të vitit 1999, kur në ballë të kolonës po marshonin Agim Zeneli, Agron Rama, Agush Gjocaj, Hamdi Berisha, Kasim Shala, Nexhat Berisha, etj., u përballën me forca të shumta armike te Ura e Terzive afër fshatit Bishtazhin, kur papritmas nga këndi i djathtë i urës mbi lumin Erenik armiku hapi zjarr mbi luftëtarët e lirisë. Zjarrit i përgjigjen flakë për flakë luftëtarët e UÇK-së. Pas një lufte të ashpër armiku detyrohet të kthehet prapa e me humbje. Mirëpo, edhe nga ana e UÇK-së në fushën e nderit kishin rënë dy trima, dy shokë të fëmijërisë, të shkollës e të idealit: Hamdi Berisha dhe Kasim Shala, ndërsa plagë të rënda morën Gani Shala dhe Nexhat Berisha, të gjithë nga fshati Ruhot.
Varrimi i dëshmorëve Hamdi Berisha e Kasim Shala, u bë më 4 shkurt 1999, me nderime të larta ushtarake e popullore në vendlindjen e tyre në fshatin Ruhot, ku më pas u varrosën edhe dëshmorët tjerë të këtij fshati, të rënë për liri.
Edhe pas rënies së Hamdiut me shokë, babai Ibishi bashkë me mixhën, Qer- imin, si dhe shokët e Hamdiut nuk pushuan së luftuari, por tani e tutje me urrejtje edhe më të madhe për të shpaguar shumëfish gjakun e Hamdiut dhe të Kasimit.
Dëshmori i kombit Hamdi Berisha u vendos në plejadën e ndritur të luftëtarëve të lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të rinjtë ruhotas dhe studentët e dalluar të Universitetit të Prishtinës, Hamdi Berisha dhe Kasim Shala, zënë një vend të rëndë- sishëm, sepse gjaku i tyre u bë një me gjakun e lirisë. Pas rënies, familja e tij u nderua me mirënjohje nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nga Universiteti i Prishtinës, nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, nga Kuvendi Komunal i Pejës, SHFD-UÇK-Prishtinë, dhe u dekorua nga Kryetrari i Komunës së Pejës.
Dëshmorin Hamdi Berisha e kanë përjetësuar me shkrimet e tyre Hasan Hasani në librin “Të pavdekshmit e Dukagjinit”, Bajram Kurti në librin “Gjaku i Lirisë 11-12”, në librin “Në kërkim të dijes dhe lirisë (Dëshmorët dhe viktimat e Universitetit të Pr- ishtinës 1997-1999)”; në librin “Lufta dhe Kujtesa Kombëtare” (kushtuar betejës së 27, 28 e 29 janarit 1999 në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit”, etj.
Në shenjë nderimi dhe krenarie, fshati Ruhot Hamdiut dhe pesë dëshmorëve të tjerë të UÇK-së nga ky fshat ua ngriti përmendoren e përjetësisë, ku emrat e tyre i japin emër kohës dhe historisë. Po ashtu në vendin e rënies së Hmdiut dhe Kasimit, te Ura e Bishtazhinit është ngritur pllaka përkujtimore. (F. R.)