Sot qëndron për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Ai pritet të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni. Temë qendrore në bisedat mes tyre pritet të jenë të arriturat dhe vështirësitë e ministrive që drejtojnë si dhe rritja dhe forcimi i bashkëpunimit të këtyre ministrive në të ardhmen. Pas takimit të zhvilluar, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …