leoni

Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori, Lumezi, nuk shpjegon se a do të ndiqen kriminelët serbë për krime lufte në Kosovë

Kryeprokurori i Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi u ka thënë të gjithë prokurorëve të shtetit se pret nga ta angazhim maksimal në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftën kundër terrorizmit. Ai në konferencën vjetore të prokurorëve, ka thënëse sesa u përket krimeve të luftës nuk mjafton fakti se në periudhën e mëparshme prokurorët nuk kanë pasur kompetencë ekzekutive në trajtimin e këtyre rasteve. Sot trajtimi i rasteve të krimeve të luftës është në kompetencë të prokurorëve vendorë, jam i vetëdijshëm që do të jetë shumë vështirë por nga ju në këtë drejtim pres rezultate konkrete. Qasje serioze duhet të keni edhe në trajtimin dhe zbardhjen e e rasteve të cilat janë të identifikuara në letrat e presidentit të shtetit në mënyrë që të identifikohen ngjarjet dhe zbulimi i identitetit të kryerësve të këtyre veprave penale dhe të njëjtit t’i vëmë para drejtësisë, tha ai.  Ai shtoi se gjatë vitit të kaluar është funksionalizuar departamenti për krimet e luftës, ku prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë kanë ndërmarrë 62 vendime për fillimin e hetimeve e këtyre veprimeve dhe 57 raste kanë kërkuar urdhër-arrest ndërkombëtar, por nuk ka treguar se a do të ndiqen kriminelët serbë që kanë kryer krime luftë në Kosovë, apo vetëm luftëtarët e lirisë, gjithnjë sipas fletë-arrestimeve të Serbisë. Kosova vite më parë ka amnistuar kriminelët serbë me një ligj të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …