Bjellorusia i dhuron Serbisë raketa kundërajrore të tipit BUK dhe aeroplanë luftarakë Mig-29, ka deklaruar për gazetën “Politika”, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Zoran Gjorgjeviq, pas vizitës që ka bërë në Minsk. Ai thekson se kjo marrëveshje me Bjellorusinë ka arritur si rezultat i bisedimeve paraprake të kryeministrit të Serbisë, Vuçiq dhe kryetarit të këtij shteti sllav, Aleksandër Llukashenko. Bëhet fjalë për dy divizione të sistemit kundërajror BUK dhe tetë avionë MIG-29, të cilat do t’i dërgohen Serbisë në vitin vijues. Me dhurata të tjera të teknikës ushtarake nga Rusia sistemi mbrojës i Serbisë do të avancohet dhe do të modernizohet jashtëzakonisht shumë ka nënvizuar, ministri Gjorgjeviq.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …