Të burgosurit në Maqedoni, sidomos të burgosurit shqiptarë, kanë vdekur dhe vdesin në burgjet e Maqedonisë, bën të ditur Al-Xhazira. 3. 100 të burgosur të shpërndarë në 12 të ashtuquajtura Shtëpi Ndëshkuese Korrektuese nuk kanë shëndet të siguruar as u ofrohen shërbimet më të nevojshme mjekësore, të cilat u takojnë me ligje. Disa nga burgjet nuk kanë fare mjekë edhe pse Shteti ka obligim të sigurojë personelin që parashihet edhe me rregullore. Gjatë disa muajve të fundit, në Burgun famëkeq të Idrizovës kanë vdekur pesë të burgosur. Avokati i Popullit po hulumton rastin, ndërkohë që drejtoresha e Drejtorisë për Zbatimin e Sankcioneve, e cila është përgjegjëse ligjore për gjendjen shëndetësore të të burgosurve, nuk dëshiron të flasë për mediet lidhur me trajtimin në këtë segment të të burgosurve, raporton Al-Xhazira, në një reportazh në gjuhën boshnjake.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …