Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, bisedoi me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, bisedoi me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahirin, i cili ishte i shoqëruar nga një delegacion i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, në krye me, Spartak Brahon. Në takim u bisedua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, sidomos  në fushën e sigurisë. Thaçi ka theksuar se bashkëpunimi më i ngushtë mes dy vendeve shteteve kontribuon në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian. U jemi mirënjohës të gjitha institucioneve shtetërore të Shqipërisë, të gjitha partive politike për mbështetjen që i japin Kosovës në të gjitha fushat, ka shtuar Thaçi me këtë rast. Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë. Pas kërcënimeve që po vinë nga Serbia, Shqipëria i ka intensifikuar takimet dhe bisedimit me krerët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …