Në vazhdën e ristrukturimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, në prani të 120 delegatëve, Dega e I-rë e AKR-së në Prishtinë ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor. Punimet e këtij Kuvendi i hapi koordinatori i Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, Valon Berisha, i cili i uroi punë të mbarë Kuvendit duke i falënderuar delegatët për kontributin e tyre në konsolidimin e kësaj dege. Sipas procesit të rregullt zgjedhor, Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet, ku me shumicë votash, Kryetare e Degës së I-rë të Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, është zgjedhur Mirlindë Sopi. Ajo në fjalën e saj para delegatëve dhe mysafirëve, u përqendrua në pikat konkrete të plan programit të Aleancës Kosova e Re për Prishtinën. Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatori i Zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli si dhe ish shefi i grupit të asamblistëve të Prishtinës Islam Pacolli, i cili tha se me mbështetjen e Presidentit Behxhet Pacolli, do të arrihet realizimi i të gjitha projekteve zhvillimore për Prishtinën. Në vazhdim Kuvendi ka zgjedhur edhe strukturat e tjera të Degës së I-rë me nënkryetarët Naim Makolli dhe Besart Vllahinja, sekretaren Valentina Rafuna, si dhe 11 anëtarë të kryesisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …