Ndjekja e krimeve të luftës vazhdon të has pengesa përderisa Serbia ua mundëson atyre shmangien nga drejtësia

Kosova ka edhe 1650 të zhdukur, fati i të cilëve nuk është zbardhur, as 18 vjet pas luftës

Kosova ka edhe 1650 të zhdukur, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Pjesa dërrmuese e tyre janë shqiptarë, derisa sipas listave të Serbisë janë edhe disa serbë dhe pjesëtarë të pakicave të  tjera në Kosovë, të cilët figurojnë si të pagjetur. Ibrahim Makolli, kryesues i delegacionit për bisedime në lidhje me të pagjeturit, ka thënë për “Zërin” se problemi më i madh në lidhje me të pagjeturit është mungesa e informatave, si dhe mungesa e gatishmërisë për të ofruar informata nga ana e palës serbe me vendndodhjen e të pagjeturve. Pala serbe, sipas Makollit, ka informacione për pjesën dërrmuese të të zhdukurve pasi gjatë periudhës së luftës janë arrestuar ose janë marrë nga forcat ushtarake shumë qytetarë të Kosovës dhe për fatin e tyre nuk dihet. “Kështu sot kemi mungesë vullneti për informacione për vendndodhjen e tyre”, ka thënë Makolli.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …