Kryetari i Amerikës, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin folën me njëri-tjetrin 50 minuta përmes telefonit. Komunikimi i parë mes dy kryetarëve është interpretuar si baza e ndërtimit të marrëdhënieve të reja mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Lajmin për kryerjen e telefonatës e ka shpërndarë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer. Lidhur me përmbajtjen e asaj që u fol, në 50 minuta bisedë mes dy kryetarëve, nuk ka asnjë të dhënë, nga Uashingtoni as nga Moska. Ajo që dihet është se telefonata është mirëpritur në Rusi, ndërsa në SHBA dhe Evropë kritikët e politikave të Putinit janë në ankth. Ata i tremben mundësisë që Trump të braktisë zotimet e Shteteve të Bashkuara në kuadër të NATO-s. Vetë Trump gjatë fushatës elektorale pati deklaruar disa herë se do të rishikojë kontributet e Uashingtonit në Aleancë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …