7 ushtarët grekë me origjinë shqiptare dënohen nga dy muaj burg për pozimin e shqiponjës

7 ushtarët grekë me origjinë shqiptare dënohen nga dy muaj burg për pozimin e shqiponjës

Ministria greke e Mbrojtjes në Athinë njoftojnë se 7 rekrutët e ushtrisë greke, me origjinë shqiptare  që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare janë dënuar me 60 ditë burg. 50 ditë janë dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë greke, gjenerali Alikiviadhis Stefanis, 10 të tjera nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Shtatë rekrutët që po stërviteshin në një bazë të Mesolongjit janë duke u hetuar për shkelje të rregulloreve të ushtrisë, që bart një dënim nga gjobë deri në 5 vite heqje lirie. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke, ushtarët me origjinë shqiptare dhe nënshtetësi greke duhet ta bënin betimin në datën 2 shkurt.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …