FSK

Mediet serbe të alarmuara nga deklaratat e sekretarit amerikan, J. Mattis për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Mediet në Serbi e më gjerë  kanë komentuar raportin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jamess Mattis, për Senatin amerikan, ku ai ka kërkuar formimin e Ushtrisë së Kosovës. Gazeta “Blic”, titullin e lajmit e fillon me “Qeni i tërbuar” i Trumpit porosit formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Edhe gazeta “Danas”, thotë se qëndrimi i administratës amerikane karshi Kosovës mbetet i pandryshueshëm.  Agjencia e pavarur e lajmeve “B92”, lajm kryesor e ka deklaratën e Sekretarit të Mbrojtjes se po formohet Ushtria e Kosovës. James Mattis, gjenerali legjendar amerikan që tash në Administratën e Donald Trump do të ketë rolin e Sekretarit të Mbrojtjes, tha se Kosova duhet të ketë ushtri dhe se duhet të njihet nga Serbia. Ai e ka mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …