Isa Mustafa

Isa Mustafa: Pa Demarkacion nuk do të ketë viza as në vitin 2017

Sipas kryeministrit Mustafa, nëse ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të bëhet gjatë muajit shkurt, liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian  mund të mos bëhet as gjatë vitit 2017. Mustafa theksoi se lëvizja e lirë është në duart e deputetëve të opozitës, por, edhe të një numri të vogël të atyre nga partitë e pozitës, të cilët po e kundërshtojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Duke folur rreth thirrjeve për ndërprerje të dialogut me Serbinë, pas zhvillimeve të fundit, kryeministri ka thënë se izolimi pa alternativë nuk është e arritur dhe do të ndërpriste proceset integruese euroatlantike. Më tej, ai deklaroi se shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e vendit është një tjetër qëllim dhe Kosova do të bëjë përpjekje maksimale për ta realizuar. Lidhur me raundin e fundit të bisedimeve me Serbinë, ai ka thënë se ky takim ka arritur që të ulë tensionet e krijuara pas gjithë atyre provokimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …