Delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë, në Bruksel është zotuar para shefes së BE-së, Federica Mogherini, se nuk do të ndërmarrë veprime të njëanshme të cilat mund të çojnë në tensione me Serbinë. Një muaj më parë krerët e Shtetit ishin zotuar se pavarësisht pasojave do të rrënohej muri-ndarës i ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës, më së largu deri më 31 janar. Sipas asaj që kanë thënë tani zyrtarët e lartë të Kosovës, në takimin e 1 shkurtit problemi i murit nuk do të jetë madje as temë diskutimi. Marrëveshja për energjinë, drejtësinë dhe Asociacionin – janë temat që, sipas Qeverisë, do të diskutohen në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …