Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Në New York u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Më 29 janar në New York u mbajt takimi themelues i Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Takimi filloj me intonimin e hymnit kombëtar dhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit. Takimin themelues të Degës së LSHB-së për New York e hapi, anëtari i Këshillit Themelues të LSHB-së, z. Dodë Nikprelaj, i cili ishte edhe organizues i kësaj ngjarje të karakterit kombëtar. Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu gjatë fjalimit të tij mbi të gjitha vlerësoj domosdoshmërinë e bashkimit të shqiptarëve për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se gjendja aktuale në territoret e Shqipërisë së Bashkuar është e papranueshme, andaj kërkohet një mobilizim i të gjithë shqiptarëve për jetësimin e aktit juridik të 28 nëntorit 1912, të Kuvendit të Vlorës për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar, ashtu siç e projektuan baballarët e kombit” deklaroi Veliu. Në këtë takim, u prezantuan pikat kryesore të Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe vizioni i LSHB-së për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. “LSHB, si lëvizje mbarëkombëtare angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare para integrimeve Europiane, në fakt vet procesi i bashkimit të shqiptarëve para hyrjes në BE është premisë realizimin e aspiratës së natyrshme të kombit shqiptar. Pa Shqipëri të Bashkuar, nuk do të ketë as Europë të Bashkuar”, shtoi Veliu. Në këtë takim u shpërndan edhe dhjetra libria “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, me autor Tahir Veliu. Në fund të takimit, të pranishmit zgjodhen Këshillin Themelues të Degës për shtetin e New York-ut të LSHB-së dhe kryetarin e Degës. Kryetar i Degës së New York-ut u zgjodh veprimtari i mirënjohur i çështjes kombëtare z. Sali Bollati, nga Paramithia e Çamërisë, ndërsa koordintar u zgjodhën: Dod Nikprelaj, Venet Berbati, Ilir Nikprelaj, Gëzim Prelvukaj, Ljudvik Sinishtaj, ndërsa gazetari dhe këngëtari i mirënjohur Nexhmedin Syla, u caktua koordinator për media për SHBA.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …